Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti: Do të hapim ambasadë të Kosovës në Jerusalem edhe përkundër kundërshtimit të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi sot se Prishtina zyrtare do të hapë ambasadë në Jerusalem, në pajtim me marrëveshjen me presidentin amerikan, Donalld Tramp edhe përkundër kundërshtimit të BE-së, lajmëroi Radio Evropa e Lirë.

Hoti tha se ky është obligi m të cilin e ka ndërmarrë Prishtina dhe se do të vazhdojë me zbatimin e asaj marrëveshje.

Pas takimit të sotëm në Bruksel, Hoti tha se sot në Bruksel nuk është bërë fjalë për marrëveshjen në Uashington, por paralajmëroi harmonizim  me politikat evropiane në të ardhmen.

“Ajo nuk ishte temë e takimit. Perspektiva jonë është integrimi në BE. Nuk kemi mënyrë tjetër, duhet të punojmë shumë me BE-në, Marrëveshja u arrit në Uashington, ndërsa njohja nga Izraeli është hap i rëndësishëm për konsolidimin e shtetësisë në skenën ndërkombëtare. Do të punojmë së bashku. SË bashku me BE-në dhe SHBA-në për përforcimin e shtetësisë së Kosovës. E ndërmorëm obligimin dhe do të lëvizim në atë drejtim”, tha Hoti.

Siç sqaruan zyrtarët evropianë për Radion Evropa e Lirë, vetë çështja për hapjen e ambasadave në Jerusalem ishte e papritur dhe diçka që e ka befasuar shumë Brukselin.

“Nuk ekziston asnjë ambasadë e BE-së në Jerusalem. Zyra e delegacionit të BE-së nuk është në Jerusalem”, deklaroi sot zëdhënësi i BE-së, Piter Stano. Ai përkujtoi për qëndrimin e përbashkët të BE-së se statusi i Jerusalemit për BE-në mbetet i pandryshueshëm dhe se ata janë për “modelin e dy shteteve”. Prandaj, zyrtarët evropianë presin që edhe Kosova edhe Serbia ta harmonizojnë politikën e tyre të jashtme me atë të BE-së”, transmeton REL.

Postime të ngjashme

AAK kërkon nga Qeveria sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave për krejt qytetarët

R Zh

VV mban mbledhjen e qendrave – theksohet domosdoshmëria e ndryshimit të ligjit për zgjedhje

R Zh

NUMËR I LARTË I RASTEVE ME COVID-19 NË PRISHTINË

Lea Muslija

“Mos u hidhëro që nëna jote e përlotur të pret gjithë natën të vish”, fjalët prekëse të babait të Luran Ahmetit

Lea Muslija

Goditet një këmbësore nga një veturë në veri të Mitrovicës

Lea Muslija

Duke e injoruar UÇK-në tentojnë ta rishkruajnë historinë e lirisë sonë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...