Agjencia Zhurnal.mk

Hoti fton shoqërinë civile të kthehet në Komisionin për përmirësimin e procesit zgjedhor

Prishtinë, 21 qershor – Zhurnal.mk – Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, njëherit edhe kryetari i Komisionit Parlamentar ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor, Avdullah Hoti, i fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile që të kthehen dhe të japin kontributin e tyre në Grupin Këshillëdhënës.

Hoti ka thënë se duhet të adresojnë në mënyrë cilësore rekomandimet e vëzhguesve të BE-së, ashtu siç e kanë paraparë me planin e punës të Komisionit.

“Po ashtu, dëshiroj t`i njoftoj ato se asnjë projektligj, e aq më pak ky për Financimin e Partive Politike, i cili bie ndesh me frymën kushtetuese dhe parimet zgjedhore sipas standardeve të BE-së, nuk do të përkrahet nga Lidhja Demokratike e Kosovës”.

“Besoj se në Kuvendin e Kosovës do të arrijmë të ndërtojmë konsensusin e nevojshëm për një ligj për financimin e partive politike që është në përputhje me standardet e BE-së dhe që siguron financim dhe raportim transparent të partive politike, që siguron llogaridhënie të partive politike ndaj qytetarëve dhe votuesve”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i plotë i tij:

Për shkak të pakënaqësisë me draftin e Projektligjin për Financimin e Partive Politike, organizatat kryesore të shoqërisë civile e kanë pezulluar pjesëmarrjen në Grupin Këshillëdhënës që e mbështet punën e Komisionit Parlamentar ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor.

Komisioni Parlamentar, i formuar në prill të këtij viti, ka synim kryesor adresimin e rekomandimeve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga BE-ja. Pa pjesëmarrjen e shoqërisë civile nuk besoj se mund të bëhet përmirësim substancial i procesit zgjedhor në Kosovë.

Projektligji për të cilin organizatat e shoqërisë civile me të drejtë po kundërshtojnë, tani për tani nuk bie në kompetencën e këtij Komisioni Parlamentar.

Në cilësinë e kryetarit të këtij Komisioni Parlamentar, i ftojë këto organizata të vazhdojnë të japin kontributin në Grupin Këshillëdhënës që të adresojmë në mënyrë cilësore rekomandimet e vëzhguesve të BE-së, ashtu siç e kemi paraparë me planin e punës të Komisionit.

Po ashtu, dëshiroj t`i njoftoj ato se asnjë projektligj, e aq më pak ky për Financimin e Partive Politike, i cili bie ndesh me frymën kushtetuese dhe parimet zgjedhore sipas standardeve të BE-së, nuk do të përkrahet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Besoj se në Kuvendin e Kosovës do të arrijmë të ndërtojmë konsensusin e nevojshëm për një ligj për financimin e partive politike që është në përputhje me standardet e BE-së dhe që siguron financim dhe raportim transparent të partive politike, që siguron llogaridhënie të partive politike ndaj qytetarëve dhe votuesve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...