Kosovë

Hoti i pasigurt si do të vazhdojë dialogu nëse Serbia insiston për Asociacionin

Zhurnal Ads

Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i sigurt se Kosova nuk do të bëjë kompromise për të arritur marrëveshjen finale me Serbinë. Ai u shpreh i pasigurt për mënyrën e vazhdimit të dialogut pas insistimit të palës serbe për ta hapur temën e asociacionit, por tha se ai nuk do të ngecë për fajin e Kosovës.

Pas inaugurimit të një rruge sot në Prizren, kreu i Qeverisë ka komentuar kushtëzimin e PDK-së për hyrje në qeveri dhe dështimin e miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike pas pesë herë votimi në Kuvend.

“Asociacioni është një temë e kryer, e përmbyllur në vitin 2013. Por dialogu nuk do të ngecë për shkak të Kosovës. Jemi shtet i pavarur, parimet i kemi të qarta të dakorduara me miqtë tanë ndërkombëtarë. Mbi bazën e këtyre parimeve jemi të gatshëm për dialogun… Kompromiset Kosova i ka bërë në vitin 2008 kur e ka shpallë pavarësinë”, tha ai.

I pyetur se a do të bëjë kompromis LDK-ja për të votuar një president të PDK-së, Hoti nuk e mohoi një mundësi të tillë.

“Qeveria është duke funksionuar normalisht, shumica parlamentare është stabile. Po e realizojmë programin qeverisës me partnerët që kemi marrëveshje… Atë që mund të them se kur të vijmë tek ajo pikë në shkurt, duhet të ulen të gjitha partitë politike. Pa përjashtim për të siguruar 80 vota në Kuvend, e përtej kësaj për të mbërritur konsensusin rreth një emri që na përfaqëson mundësinë”, tha ai.

Përkundër që pesë herë radhazi shumica parlamentare e qeverisë nuk arriti të miratojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, kryeministri Hoti tha se kjo nuk nënkupton asgjë.

“Nënkupton se jo të gjithë deputetët e koalicionit qeverisës kanë qenë në Kuvend, vetëm këtë nënkupton. Disa kanë qenë në udhëtim disa për arsye të ndryshme atë ditë e kanë pasur të pamundur. Në seancën e radhës besoj që do të votohet”, tha ai.

Krahas kësaj Hoti tha se ai është kryeministri më transparent që ka pasur vendi.

Postime të ngjashme

Gjenden pa shenja jete dy persona në Prishtinë dhe një në Komoran

S.B.

Rasti “Veteranët”, të akuzuarit nuk lejohen të dëgjojnë njëri-tjetrin duke dhënë mbrojtjen

admin

AAK nuk dëshiron zgjedhje tani kërkon unitet

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...