Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti i shkruan letër homologut të tij kroat pas tërmetit, i ofron ndihmë me të gjitha kapacitetet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i ka dërguar letër homologut të tij kroat Andrej Plenkoviq të cilit i ka shprehur keqardhjen për viktimat e tërmetit dhe i ka ofruar mbështetjen e institucioneve të Kosovës për t’u përballur me pasojat.

“Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet e mëdha nga tërmeti që goditi rajonin e Petrinjes dhe u ndje deri në Zagreb e rajone të tjera. Si Kryeministër i Kosovës, unë do të doja të ofroja mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si një forcë e shquar dhe e trajnuar mirë në misionet e kërkim-shpëtimit, e cila është e gatshme të ndihmojë qytetarët dhe autoritetet kroate në tejkalimin e pasojave të tërmetit’’ thuhet në letrën e Hotit, dërguar kryeministrit kroat Plenkoviq.

Hoti ka shprehur besimin se Kroacia do ta kalojë këtë fatkeqësi natyrore sa më trimërisht të jetë e mundur. Ndërsa ka theksuar gatishmërinë e Kosovës për të ofruar ndihmë me të gjitha kapacitetet.

“Si vend mik dhe si aleat, Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Kroacinë dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka në kapacitetet tona për të lehtësuar vuajtjet dhe për të tejkaluar sa më shpejtë pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore. Populli i Kosovës është këtu për të ndihmuar dhe kjo ndihmë ofrohet me gjithë zemër’’ thuhet në letrën e kryeministrit Hoti.

Po ashtu Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë zhvilluar biseda me institucionet homologe nga Republika e Kroacisë, të cilave u kanë shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ofruar ndihmën e nevojshme për tejkalimin sa më të shpejtë të pasojave që ka lënë tërmeti.

Postime të ngjashme

Familja nga Kukësi që strehoi gjatë luftës rreth 50 persona nga Kosova

T E

7,321 raste aktive me coronavirus

S.B.

Vendi rrezikon të zhytet në krizë shkaku i postit të presidentit

S.B.

Sot pritet përmbyllja e rinumërimit të 552 vendvotimeve

S.B.

Lista Serbe akuzon Trajkoviq: Po mbron vetëm interesat e Kurtit dhe njerëzve rreth tij

T E

Burri i Albulena Haxhiut i jep “goditjen” e fundit Fatmir Limajt: Mëso nga theqafja që ta dhanë…

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...