Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti: I shokuar nga sulmi terrorist në Francë, e dënojmë atë fuqishëm

Zhurnal Ads

Kryeministri Avdullah Hoti ka dënuar sulmin e sotëm terrorist në Nice të Francës.

Përmes Twitterit, shefi i qeverisë ka thënë se është shokuar me lajmet për sulmin terrorist, raporton Gazeta Express.

“I shokuar me lajmet për sulmin terrorist në Nice të Francës. E dënoj fuqishëm sulmin e sotëm në Nice dhe sulmet e fundit terroriste në Francë. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe popullin e Francës”, ka shkruar Hoti.

Edhe ambasada e Kosovës në Francë ka dënuar sulmet terroriste në qytetin Nice të Francës ditën e sotme.

Përmes një rishpërndarje në Twitter të postimit të ambasadës së Kosovës në Francë, ambasadori  Qëndrim Gashi ka dënuar fuqishëm këto sulme, duke thënë se terroristët nuk do të fitojnë.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmet terroriste në Nice. Kosova është me popullin dhe qeverinë franceze në këto kohë të vëshitra dhe zemra tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Terroristët nuk do të fitojnë”, thuhet në postimin e ambasadës së Kosovës në Francë.

Sulmi në Nice të Francës, i cili dyshohet se është me motive terroriste la të vdekur tre persona dhe disa të plagosur mëngjesin e sotëm.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, poashtu e ka dënuar sulmin në Francë, me anë të një shkrimi në profilin e tij në Twitter.

“Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Francës në këtë moment të vështirë, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Terroristët nuk do të fitojnë kurrë”, shkruan Thaçi ndër të tjera.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se së paku një nga viktimat është vrarë brenda basilikës “Notre Dame”, ndërsa sulmuesi është arrestuar dhe është dërguar në spital pasi është plagosur nga policia.

Ndërsa, Gazeta Daily Mail raporton se dy nga tri viktimat iu është hequr koka.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

“Kanë ardhur gati të ngrimë krejt”, Haradinaj tregon si u njoftua me Thaçin e Veselin

R ZH

Hoti pret në takim policët e plagosur në krye të detyrës

admin

“Burrit tim kurrë mos i qoftë hallall”/ U gjet e varur, zbulohet amaneti i fundit i 19-vjeçares shqiptare

admin

Trusti fillon procedurat për ekzekutimin e mjeteve të 10 përqindëshit

S.B.

Një person në gjendje të dehur kanos me armë familjarët në Pejë

admin

Policia jep detaje për infermieren që u sulmua në Klinikën Infektive

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...