Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti: Ka rënie të rasteve të trafikimit me njerëz

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, me moton “Mos hesht! Bëj diçka, ndal trafikimin me njerëz!”, tha se trafikimi me njerëz është shkelje fundamentale dhe shkelja më flagrante e të drejtave të njeriut, prandaj parandalimi dhe luftimi i trafikimit me njerëz është prioritet i qeverisë.

Hoti tha se në Republikën e Kosovës ka një rënie të rasteve të trafikimit me njerëz, e që ka ardhur si rezultat i punës së institucioneve të Kosovës dhe koordinimit të nevojshëm me partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim.

“Padyshim se trafikimi me njerëz është shkelje fundamentale dhe shkelja më flagrante e të drejtave të njeriut, prandaj parandalimi dhe luftimi i trafikimit me njerëz është prioritet i qeverisë, pasi kjo çështje është në thelb të vet ekzistencës së qenieve njerëzore që i lëkund themelet e shoqërive demokratike dhe themelet e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Sipas tij, trafikimi me njerëz i lëndon viktimat në rend të parë, por i lëndon edhe shoqëritë, kufijtë e shteteve tona, i dëmton ekonomitë tona.

“Në anën tjetër forcon krimin e organizuar, i bën ato struktura më të fuqishme që të vazhdojnë këto aktivitete ilegale”, tha kryeministri Hoti, duke potencuar se ekziston një kornizë e plotë ligjore për luftimin e kësaj dukuri negative, por edhe masat konkrete që kanë ndërmarrë institucionet tona, gjithmonë të harmonizuara plotësisht me ligjet dhe praktikat e BE-së.

Duke iu referuar statistikave të viteve të fundit, Hoti tha se në Republikën e Kosovës ka një rënie të rasteve të trafikimit me njerëz, e që ka ardhur si rezultat i punës së institucioneve të Kosovës dhe koordinimit të nevojshëm me partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim.

“Rekomandimet që kemi marrë nga mekanizmat vlerësues ndërkombëtarë për institucionet tona, kanë quar në përgatitjen e planeve të punës dhe veprimeve konkrete në luftimin e kësaj dukurive, andaj sot përgëzojë Policinë e Kosovës dhe të gjitha strukturat që kanë qenë të përfshira në luftimin e kësaj dukurie, organet e rendit dhe të ligjit, të drejtësisë, prokurorinë, gjykatat, shërbimet sociale dhe gjithë akterët që kanë qenë të angazhuar që nga parandalimi, luftimi dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit”, tha ai, duke shtuar se është i nevojshëm një koordinim i plotë institucional kundër kësaj dukurie negative.

Postime të ngjashme

7,321 raste aktive me coronavirus

S.B.

Vendi rrezikon të zhytet në krizë shkaku i postit të presidentit

S.B.

Sot pritet përmbyllja e rinumërimit të 552 vendvotimeve

S.B.

Lista Serbe akuzon Trajkoviq: Po mbron vetëm interesat e Kurtit dhe njerëzve rreth tij

T E

Burri i Albulena Haxhiut i jep “goditjen” e fundit Fatmir Limajt: Mëso nga theqafja që ta dhanë…

T E

Vizita e Lajçak, javën e ardhshme në Ballkan për bisedimet Kosovë-Serbi

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...