Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti kërkoi nga Bosnja e Hercegovina heqjen e vizave dhe hapjen e Zyrave Ndërlidhëse

Zhurnal Ads

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka realizuar sot një bisedë telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Sefik Dzaferoviq.

Kryeministri Hoti e ka falënderuar Dzaferoviq për nismën e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnjë Hercegovina, ndërkohë që ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve.

Kryeministri Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisës së Republikës së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës.

Gjatë kësaj bisede, bashkë me kryeministrin Hoti ishin edhe zëvendësministri i Tregtisë e Industrisë, Qerim Bajrami dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Klubi i Prodhuesve përshëndet miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

admin

UNDP dhe UNV mbështesin Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit me mjete dixhitale për të avancuar teknologjinë e tyre informative

S.B.

Tetë të vdekur dhe 223 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

T E

Policia jep detaje për aksidentin në Arllat ku humbën jetën dy persona

admin

Dalin fotot/ Këta janë babë e bijë që humbën jetën në Prizren. 52-vjeçari ishte polic, dyshohet se ekzekutoi të bijën dhe…

S.B.

Kosovë/ ​1 viktimë dhe 62 raste të reja me Covid-19

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...