Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve policorë që e keqpërdorin detyrën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që të merren masat e nevojshme ndaj çdo zyrtari policor i cili keqpërdorë detyrën, duke theksuar se këto sjellje janë të papranueshme.

Këto komente Hoti i bëri gjatë një takimi që pati sot me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe kryeshefin ekzektuiv të Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj.

“Hoti kërkoi nga Inspektorati Policor të trajtojë me shumë përkushtim të gjitha ankesat e qytetarëve që vijnë në adresë të policisë, të jenë këmbëngulës dhe të pakompromis në respektimin e etikës dhe sjelljes profesionale të policisë”, thuhet në njoftimin për media.

Hoti theksoi se nuk duhet lejuar që rastet e izoluara të dëmtojnë imazhin e policisë së Kosovës, institucionit më të besuar nga qytetarët për vite me radhë.

Ndryshe gjatë javës që lam pas është raportuar për një rast ku një zyrtar policor shihet duke e keqtrajtuar një 18 vjeçar i cili ishte ndaluar nga policia për kundërvajtje në trafik.

Zyrtari policor është arrestuar, dhe për të njëjtin porkurori ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

Postime të ngjashme

Opozita i kërkon Qeverisë angazhim më të madh në shuarjen e zjarreve

D V

Kusari-Lila: Minishengeni, ripaketim i idesë së ish-Jugosllavisë

D V

Musliu: Bashkëshorti i Vjosa Osmanit përmes presidencës më kërcënoi me padi civile

D V

Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga bashkëshorti i presidentes Osmani, paralajmëron padi

D V

Shtohet numri i rasteve me COVID-19 në spitale, aktualisht po trajtohen 106 pacientë

D V

Kurti bashkëbisedim me mërgatën: Nuk e shohim bashkatdhetarin tonë vetëm si kapacitet financiar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...