Kosovë

Hoti: KFOR-i dhe Italia dëshmuan se janë në mbështetje të Kosovës

Zhurnal Ads

Një ekip mjekësor nga Italia po qëndron në Kosovë, do të ndihmojnë në trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Një ekip mjekësor nga Italia është duke qëndruar në Kosovë, e të cilët do të ndihmojnë mjekët kosovarë në trajtimin e të infektuarve me COVID-19. Ardhja e tyre në Kosovë u vlerësua si një vazhdimësi e ndihmës që shteti i Italisë dhe KFOR-i i kanë bërë Kosovës.

Në një takim që këtë të martë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka pasur me komandantin e KFOR-it Michele Risi, ambasadorin e Italisë në Kosovë Nicola Orlando dhe me ekipin mjekësor nga Italia, tha se KFOR-i dhe Italia kanë dëshmuar që janë në mbështetje të qytetarëve të Kosovës.

Kreu i Qeverisë, vlerësoi se gjendja në vend me pandeminë COVID-19 është nën kontroll, e kjo sipas tij për shkak se numri i rasteve të reja me COVID-19 ka rënë. Megjithatë, ai tha se kjo gjendje nuk duhet t’i lirojë ata nga puna dhe se duhet të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm.

“Kishim një takim tash me ambasadorin Italian, me komandantin e KFOR-it dhe me ekipin e mjekëve nga Italia që kanë qëndruar në Kosovë disa ditë, dëshiroj t’i falënderoj mjekët, Qeverinë italiane dhe KFOR-in për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që kemi pasur gjatë kësaj periudhe. KFOR-i ka dëshmuar që është në mbështetje të qytetarëve të Kosovës me të gjitha kapacitetet edhe në ruajtje të rendit, të sigurisë, po edhe në mbështetje siç është rasti tani me pandeminë. Mjekët që kanë qëndruar bashkë me kolegët e tyre këtu në Kosovë kanë bërë një vlerësim të situatës dhe kishim një diskutim shumë përmbajtjesor tani për të marrë vlerësimet e tyre nga misioni që kanë kryer në Kosovë. Siç e dini Italia ka qenë shumë e ndikuar, e prekur nga kjo pandemi qysh në javët e para, në muajt e parë dhe besoj që janë vendi ku ne më së shumti mund të mësojmë se si ta menaxhojmë këtë situatë. Ngadalë po i krijojmë kapacitetet e nevojshme, pra do të jemi ekstrem të kujdesshëm në masat që do i ndërmarrim në ditët dhe në javët në vijim”, tha ai.

Ndërsa, Ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, u shpreh se prezenca e ekipit mjekësor italian në Kosovë është një shembull i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ai tha se ekipi mjekësor përbëhet nga të gjitha njësitë e forcave italiane dhe do të qëndrojnë edhe për disa javë në Kosovë.

“Siç e dini misioni i mjekëve italian këtu është misioni më i madh që Italia është duke e bërë jashtë Italisë sa i përket pandemisë koronavirus, do të thotë ky mision bëhet pikërisht në Kosovë. Ekipi mjekësor është i përbërë nga të gjitha njësitë e forcave italiane që është këtu në vend që 1 muaj dhe do të qëndrojë edhe disa javë të tjera prezent në vend. Për neve është një kënaqësi që të bashkëpunojmë si me institucionet kosovare, po ashtu edhe me stafin shëndetësor, me popullatën dhe siç tha edhe kryeministri situata është përmirësuar, mirëpo prapë ka rrezik. Kështu që, ne e vlerësojmë dhe masat që deri më tash Qeveria ka ndërmarrë vetëm kanë dhënë rezultatet siç i kemi parë, mirëpo prapë ju këshillojmë të gjithëve që të jeni të kujdesshëm dhe rregullat bazike që të lani duart, të mbani distancën, t’i vendosni maskat”, tha ai.

Ndërkaq, Komandanti i KFOR-it, Michele Risi, tha se ata kanë qenë prezent në Kosovë që 21 vite për të ndihmuar Kosovën, e këtë tha se po e bëjnë edhe tani kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

“KFOR-i ka qenë këtu me juve që 21 vite për të përballur të gjitha sfidat që kemi pasur së bashku deri më tani dhe kjo e fundit pandemia e tanishme. Shumë prej sfidave që kjo pandemi ka paraqitur nuk kanë qenë pjesë të sfidave me të cilat zakonisht KFOR-i merret. Pikërisht për këtë sepse nuk i kemi të gjitha kapacitetet u kemi kërkuar vendeve anëtare që të dërgojnë ndihmën e tyre dhe kësaj kërkese i është përgjigjur shteti Italian duke dërguar këtu stafin mjekësor. Por, mbi të gjitha do të thotë është edhe një shtyrje që NATO dhe të gjithë shtetet anëtare e kanë marrë dhe i kanë dërguar ftesë të gjitha vendeve që të vijnë këtu dhe të ndihmojnë Kosovën për t’u ballafaquar me pandeminë”, tha ai.

Ekipi mjekësor italian është pritur edhe nga U.D i Drejtorit të SHSKUK-së Valbon Krasniqi dhe nga ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

Postime të ngjashme

Osmani reagon ndaj deklaratës së Lajçakut: Është shqetësuese dhe nuk ka të bëjë me realitetin

admin

AAK nuk dëshiron zgjedhje tani kërkon unitet

S.B.

Përfundon takimi Mustafa-Lajçak, nga LDK’ja tregojnë se çka u diskutua

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...