Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se me qeverisjen Kurti nuk ka zhvillim.
Sipas Hotit, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 21% e investimeve kapitale, transmeton Telegrafi.
“Qindra projekte të parapara në buxhet nëpër ministri të ndryshme nuk kanë nisur të realizohen. Raporti gjashtëmujor i buxhetit vërteton se edhe sivjet po vazhdon trendi i tri viteve të kaluara, ku buxheti për projekte kapitale kalon në suficit. Tani është e sigurt se ky mandat qeverisës do të mbyllet me dështim të plotë në investime kapitale”, thuhet në reagimin e tij në Facebook.
“Kur nuk ka investime, jo vetëm që nuk shtohet kapitali prodhues, por vjetërsohet dhe bëhet i papërdorshëm edhe kapitali ekzistues”.