Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti, Kurtit: Vendimet e mia s’ka kush që i konteston, nuk ke shanse me marrë sërish pushtetin

Kryeministri në detyrë dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti i është përgjigjur kandidatit për kryeministër nga LVV, Albin Kurti lidhur me deklaratën e këtij të fundit ku tha se sapo të vij në krye të ekzekutivit do t’i shfuqizojnë vendimet e Qeverisë Hoti.

Hoti tha se vendimet e tij nuk mund t’i kontestojë askush, dhe se Kurti nuk ka më shanse që të arrijë në pushtet.

“E para është veç fiksim i tij, nuk ka me i ardh shansa asnjëherë atij për të marrë pushtetin. Vetëm njëherë ja kemi dhënë pushtetin për 52 ditë dhe dy herë e ka shkel Kushtetutën. Vendimet që i kam marr unë s’ka kush që i konteston. Ato janë vendime të rëndësisë shtetërore”, tha Hoti.

Hoti shtoi se qytetarët nuk do ti japin mundësinë më Kurtit për të ardhur në pushtet, duke shtuar se të gjitha këto janë parulla për fushatë pa asnjë përmbajtje.

Postime të ngjashme

Haziri: LDK nuk ka nevojë sillet sikur VV në opozitë, roli ynë dallon si nata me ditën

D V

Hasani: Marrëveshja e propozuar nga Kurti për paqe me Serbinë është primitive

D V

Armend Agolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

D V

Varroset 18 vjeçarja Anjeza Bellanica që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Abdixhiku takon kandidatët për kryetar komunash: Vullneti dhe vizioni për fitore dhe rikthimin e madh është pika që na bashkon

D V

Gërvalla takon përfaqësuesit e shoqatave të diasporës, flasin për institucionalizim të bashkëpunimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...