Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti: LDK e vendosur për mbrojtjen e shtetit; listat e oponentëve të mbushura me ekstremistë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të enjten gjatë tubimit elektoral në Klinë, se fitorja e LDK-së më 14 shkurt është fitore e Kosovës dhe zhvillimit të saj.

“Grupacioni tjetër me të cilin konfrontohemi për mbrojtjen e shtetit të Kosovës, në vitet e 90-ta bënin thirrje që të marrim pjesë në zgjedhjet e Serbisë. Kjo është e vërtetë! E kanë kundërshtuar marrëveshjen e Rambujesë, e kanë kundërshtuar Planin e Ahtisarit, janë vrarë njerëzit në rrugë në vitin 2007 duke e kundërshtuar këtë plan. Vetëm shihni listën e tyre, të mbushura me ekstremistë të të gjitha formave, duke përfshirë edhe adhuruar të Enver Hoxhës”, tha kryeministri Hoti.

Ai shtoi se qeverisja 7 mujore e LDK-së ka arritur rezultate historike për Kosovën.

“Kemi dalë me rezultatet më të mira dhe e kemi nxjerr Kosovën nga izolimi. Me Marrëveshjen e Uashingtonit siguruam njohjen nga Izraeli dhe 1 miliard euro investime, kemi menaxhuar mirë me pandeminë, do ta rimëkëmbim ekonominë dhe do të ndihmojmë bizneset. Ne kemi gjeneruar 700 milionë euro që janë investuar në ekonomi dhe tash që po flasim e kemi kaluar krizën ekonomike. Pra ne dimë të menaxhojmë edhe me shtetin edhe me ekonominë”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.

Ai u shpreh i bindur se vota për numrin 132 më 14 shkurt është votë për projektin e shtetit të Kosovës.

“LDK është e palëkundur dhe do ta çoj projektin e ndërtimit të shtetit dhe zhvillimit deri në fund. Ne do të fitojmë për të mirën e Kosovës dhe të ardhmen e saj. Për të mirën edhe të atyre që po na kundërshtojnë, sepse edhe ata përfitojnë nga zhvillimi ekonomik dhe integrimi euroatlantik”, tha Hoti.

“Për të siguruar shtet ligjor plotësisht funksional, do të nisim vetingun në drejtësi që do të rrisim efikasitetin dhe transparencën në drejtësi. Në të gjitha këto procese do të përfshihet mërgata jonë. Sepse vetëm kështu, e konsolidojmë dhe forcojmë shtetin që e kemi nisur bashkë”, shtoi Hoti.

Postime të ngjashme

Sveçla flet për zjarret në Kosovë, thotë se janë arrestuar dy persona

D V

Kryeministri Kurti shkon në Suharekë pas shpërthimit të zjarreve

D V

Zjarret në Kosovë, aktive kanë mbetur 10 vatra

D V

Seanca për 100 ditët e Qeverisë Kurti vazhdon sot

D V

Bëhen gjashtë vjet nga themelimi i Gjykatës Speciale

D V

582 raste aktive me coronavirus në Kosovë, qytetarëve u bëhet apel të vaksinohen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...