Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti: LDK-ja është favorite për të fituar zgjedhjet

Kryeministri aktual, njëherësh edhe kandidat i ardhshëm për postin e kryeministrit nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka thënë se i është mirënjohës kryesisë së partisë së tij për besimin që i kanë dhënë.

“Jam i kënaqur për vlerësimin që LDK i ka bërë punës së Qeverisë. Jam mirënjohës dhe falënderues për besimin e plotë që kam marrë nga kryesia që të jem kandidat i LDK-së për kryeministër në këto zgjedhje”, tha Hoti.

Ai shtoi se do të ndërtojë ekipet e nevojshme me njerëzit më të mirë për të tregu sesi duhet qeverisur.

Hoti u shpreh i bindur se LDK-ja është favorite për të fituar zgjedhjet.

“Brenda një jave ose dy do të dal para qytetarëve me planin tim qeverisës, jam i bindur që jemi favoriti kryesor për t’i fituar këto zgjedhje bazuar në rezultatin e punës së kësaj qeverie jo në flluskat e ndryshme që dëgjoni poshtë e lartë”, tha Hoti. 

Postime të ngjashme

KQZ-ja mund të shpallë të mërkurën rezultatet përfundimtare

T E

Tërmkolli thotë se edhe Lumir Abdixhiku duhej të largohej nga LDK-ja

T E

Numërohen mbi 17 mijë vota të mërgatës, PDK kalon LDK-në

T E

Dorëzohet në Polici personi që kishte goditur për vdekje një qytetar në Ferizaj

T E

Murati-Kurtit: Mos u arsyeto, trego si do ta ndryshosh Kushtetutën për ta bërë bashkimin kombëtar

T E

Kanë simptoma sikur të COVID-19, por shumë qytetarë po rezultojnë negativ, mjekët tregojnë arsyet

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...