Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti: Marrëveshja për nxitje të investimeve me ShBA-në do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka zhvilluar një mëngjes pune me bizneset, të cilat i ka njoftuar ë rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka thënë se në shkurt të këtij viti qarkullimi i bizneseve ka qenë më i madh se ai i janarit të vitit të shkuar.

Marrëveshjen e nënshkruar vitin e kaluar, Hoti e ka quajtur mundësi të mirë për bizneset, e që do të ndikojë në rritjen ekonomike në vend.

“Ju kemi ftuar sot për një mëngjes pune dhe një marrëveshje që e kemi nënshkruar me 31 dhjetor 2020 që derivon nga marrëveshja e Washingtonit. Sot në muajin shkurt të bazë të vlerësimeve qarkullimi i bizneseve është më i madh se në janarin e vitit 2020 ku nuk ka pasur pandemi”.

“Jemi munduar me masat tona që të ju qëndrojmë afër, tash jemi para një situate të re për nxitjen e investimeve dhe kjo besoj që është marrëveshja më e madhe që ka nënshkruar Kosova”.

“Shuma totale për projekte iniciale shkon në 1 miliard dollarë dhe kjo është mundësia më e mirë që e ka pasur Kosova, dhe sigurisht që ka kritere për t’i marr këto projekte nga DFC-ja dhe e para është që projekti duhet të ndikojë në rritje ekonomike në Kosovë”.

“Ne duhet të kemi instrumente financiare për t’i siguruar investitorët e jashtëm që ata të janë të sigurt”, ka shtuar Hoti.

Më 31 dhjetor të viti të kaluar kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të ShBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.

Kjo marrëveshje do t’i mundësojë Korporatës së ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar që të ofrojë gamën e saj të plotë financiare, që përfshin financim të borxhit, investime në ekuitet, sigurim të riskut politik dhe grante në ndihmën teknike.

Postime të ngjashme

Kjo është gjendja e pritjes në pikat kufitare të Kosovës

D V

Hajdari: Jetësimi i reciprocitetit ndaj Serbisë kërkon organizim të mirë

D V

Zjarret në Kosovë, policia del në terren me topa uji – paralajmëron zjarrvënësit se do të përballen me organet e drejtësisë

D V

Albin Kurti pret ekipin e xhudos në aeroportin “Adem Jashari”

D V

IKSHPK: 48 raste të reja me COVID-19

D V

Përfshirja e prokurores në një audio-incizim, reagon ministrja Haxhiu: Ky skandal sikurse edhe të tjerat nuk guxojnë të na heshtin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...