Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti me disa ministra sot raporton para deputetëve

Në disa komisione parlamentare do të raportojë një pjesë e kabinetit qeveritar, përfshirë edhe kryeministrin Avdullah Hoti, raporton Gazeta Express.

Kryeministri Avdullah Hoti, ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, raportojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e personave të pagjetur në kuadër të dialogut me Serbinë.

Ndërkaq, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, raporton në Komisionin për Buxhet dhe Transfere mbi masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik.

Po ashtu, para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me “COVID-19” do të dalë edhe ministri Armend Zemaj.

Postime të ngjashme

Familja nga Kukësi që strehoi gjatë luftës rreth 50 persona nga Kosova

T E

7,321 raste aktive me coronavirus

S.B.

Vendi rrezikon të zhytet në krizë shkaku i postit të presidentit

S.B.

Sot pritet përmbyllja e rinumërimit të 552 vendvotimeve

S.B.

Lista Serbe akuzon Trajkoviq: Po mbron vetëm interesat e Kurtit dhe njerëzve rreth tij

T E

Burri i Albulena Haxhiut i jep “goditjen” e fundit Fatmir Limajt: Mëso nga theqafja që ta dhanë…

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...