Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti: Me projektbuxhetin e vitit 2021 nuk do të preket sektori publik

Zhurnal Ads

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti pas miratimit të draft-buxhetit për vitin 2021, ka thënë se është i kënaqur me punën që është bërë për këtë draft.

Hoti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se shpenzimet do të jenë më të larta se në vitin e kaluar.

“Shpenzimet janë më të larta sesa kanë qenë në vitin 2019, janë 2.4 miliardë euro në total. Nuk preket sektori publik, do të mirëmbahen të gjitha shpenzimet dhe numri i të punësuarve në sektorin publik. Do të rriten edhe shpenzimet kapitale krahasuar me vitin 2019”, ka thënë Hoti.

Ai ka theksuar se kanë vendosur 182 milionë euro në fondin për Rimëkëmbje, e që sipas Hotit do të rritet prapë me rishikim të buxhetit në qershor të vitit 2021.

Kryeministri shoti se me këtë draft-buxhet do të mund t’i dalin ballë obligimeve buxhetore që do të kenë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Nënshkruhet memorandum ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e regjistrimit të bizneseve

admin

Vjosa Osmani takoi Komandantin e FSK-së, gjeneralleitënant Rrahman Rama

T E

Hoxhaj: Kandidati për president duhet të jetë nga PDK-ja

S.B.

Tahiri: Sot në tri takime do të flasim për nevojën e shpejt të liberalizimit të vizave për Kosovën

admin

Në Kosovë nuk ka të dhëna për arritjen e vaksinës në veri

T E

197 raste të reja me coronavirus, 92 vetëm në Prishtinë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...