Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti: Me shqetësim po i marr lajmet për pasojat në njerëz nga tërmeti në Izmir, lutemi për popullin turk

Zhurnal Ads

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas tërmetit që ka ndodhur në Turqi.

Hoti ka pohuar se qytetarët e Kosovës janë në solidaritet me të gjithë të prekurit nga ky tërmet i tmerrshëm, transmeton Telegrafi.

“Me shqetësim po i marr lajmet për pasojat në njerëz nga tërmeti në Izmir, Turqi. Qytetarët e Kosovës janë në solidaritet me të gjithë të prekurit nga ky tërmet i tmerrshëm. Lutemi për popullin turk”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, një tërmet i fuqishëm ka goditur sot brigjet turke në veri të ishujve grek Samos.

Fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 7.0 magnitudë, rreth 17 kilometra në brigjet e pjesës perëndimore të provincës së Izmirit, dhe u ndjerë në Athinë dhe Stamboll, ka bërë të ditur Instituti amerikan i Gjeologjisë.

Deri tani raportohet se katër persona kanë humbur jetën dhe 120 tjerë janë lënduar si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Greqinë, duke shkatërruar ndërtesa të shumta dhe lëshuar alarmin për një cunami të mundshëm.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Në Spitalin e Gjakovës 25 pacientë janë me oksigjeno terapi

admin

Votimi i Vlora Çitakut për presidente, VV: Nuk mund të bëhemi pjesë e këtyre pazareve

admin

Haliti (VV): Hoti bashkë me ekipin ka shkuar në Uashington pa e ditur agjendën e takimit

admin

Grabitje në një bankomat në Prishtinë, plagoset një polic

S.B.

Qendrat tregtare po i detyrojnë punëtorët të rrinë në punë deri në orën 19:00, tollovi në hyrje-daljet e Prishtinës

T E

Dhunohet një vajzë e mitur në Drenas

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...