Kosovë

Hoti me video-konferencë: Ambasadorët janë zë i fuqishëm i Kosovës në botë

Zhurnal Ads

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka zhvilluar një video-konferencë me ambasadorët e Kosovës, të cilët shërbejnë në misione diplomatike nëpër vende të ndryshme të botës, njofton Insajderi.

Me këtë rast, kryeministri Hoti tha se ambasadorët janë përfaqësuesit më të denjë për të prezantuar Kosovën në vendet ku ata shërbejnë dhe për këtë është i rëndësishëm koordinimi dhe përkushtimi maksimal në punën e tyre.

Kreu i ekzekutivit po ashtu, ka kërkuar nga ambasadorët që me punën e tyre të jenë zë i fuqishëm i Kosovës në botë, pasi që Republika e Kosovës është në një fazë shumë të rëndësishme të shtetndërtimit dhe konsolidimit të përgjithshëm.

Duke theksuar orientimin euroatlantik të shtetit të Kosovës, kryeministri Hoti vlerësoi rolin e rëndësishëm të ambasadorëve në forcimin e lidhjeve me vendet mike në të gjitha aspektet.

“Qeveria e Kosovës është duke punuar ngushtë me partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, në procesin e rimëkëmbjes ekonomike si pasojë e pandemisë COVID -19, si dhe në shumë procese nëpër të cilat është duke kaluar Kosova”, vijoi kryeministri Hoti.

Duke folur për projektet zhvillimore në Kosovë në planin e brendshëm, kryeministri Hoti tha se Qeveria është duke punuar me përkushtim në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e një klime të favorshme për investimet e huaja.

Postime të ngjashme

Grenell: Marrëveshja e Uashingtonit po implementohet, administrata Trump vepron shpejt

admin

Linja hekurudhore Durrës – Prishtinë, projekt i domosdoshëm

admin

Nuk respektohen masat mbrojtëse ndaj COVID-19, shqiptohen 848 gjoba

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...