Agjencia Zhurnal.mk

Hoti: Ministria e Infrastrukturës të marrë parasysh vendimin për mbrojtjen e konkurrencës

Prishtinë, 26 qershor – Zhurnal.mk – Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se për heqjen e monopolit në homologimin e veturave, Ministria e Infrastrukturës obligohet që të marrë parasysh vendimin e Qeverisë nr. 17/44 për Mbrojtjen e Konkurrencës, raporton Gazeta Blic.“Për heqjen e monopolit në homologimin e veturave, Ministrin e Infrastrukturës e obligon Vendimi i Qeverisë nr.17/44, dt.12.08.2015, që është ende në fuqi. Para nënshkrimit të kontratës së re, që e vazhdon monopolin, duhet të shfuqizohet ky vendim, Ndryshe bëhet shkelje”, shkruan Hoti.Ai ndër të tjera tha se ai vendim i obligon për eliminimin e të gjitha formave që kufizojnë konkurrencën e lirë.

“Ky vendim bazohet në nenin 119, paragrafi 3, të Kushtetutës dhe Ligjin 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës. Vendimi i obligon institucionet shtetërore të nisin procedurat për eliminimin e të gjitha formave që kufizojnë konkurrencën e lirë, duke krijuar detyrime për qytetarët që cilat detyrime nuk janë paraparë me ligjet në fuqi”, përfundoi ai në statusin e tij, në të cilën ka bashkangjitur edhe dokumentin e vendimit të marrë në datën 12.08.2015.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...