Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti në FSK: Me përkushtimin tuaj Forca po ecë sigurt drejt strukturave euroatlantike

Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës i dha dritën e gjelbër marrëveshjes me amerikanët që ia mundëson ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të marrin pjesë në mision paqeruajtës në botë përkrah Gardës Kombëtare, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar kazermën “Adem Jashari”.

Aty ai u është drejtuar pjesëtarëve të FSK-së të cilëve u ka thënë se falë përkushtimit të tyre Forca po ecë më hapa të sigurt drejtë strukturave euroatlantike.

Vendimin e djeshëm të Kuvendit të Kosovës, Hoti e ka quajtur historik.

“Nganjëherë për vendime të tilla duhet ndoshta një distancë e caktuar kohore për të kuptuar plotësisht sa të rëndësishme janë. Vendimi që ka marrë dje Kuvendi i Kosovës është ndër hapat më të mëdhenj historikisht që kemi bërë si shtet dhe se FSK drejt integrimit të plotë të FSK-së në strukturat euroatlantike, është ëndërr e jona. Besoj që vetëm njerëzit, qytetarët dhe liderët tepër vizionar kanë pasur mundësi që me parashiku atëherë kur është themeluar ushtria e Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë se Kosovës, në rrethanat e asaj kohe kur është dizajnuar është parashikuar që shteti i Kosovës të jetë pjesë dhe te integrohet plotësisht në strukturat euroatlantike. Vetëm njerëzit vizionar […] edhe mundi juaj dhe përkushtimi juaj, i secilit oficer, secilit ushtar, disa gjeneralë, disa udhëheqës të FSK-së, disa ministra deri këtu ku jemi, duke u vendosë hap pas hapi”, tha Hoti.

E ministri i Mbrojtjes, Anton Quni tha se performanca e ushtarëve të FSK-së brenda dhe jashtë vendit ka bërë që të fitohet besimi i partnerëve se ushtarët e Kosovës mund të kryejnë detyrat e tyre me nderë.

“Besimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë të natyrshëm e shton edhe më shumë nderin e kësaj të arriture historike. Ne me forcat amerikane jemi ndjerë gjithmonë një, tani me forcat amerikane përveç zemrave dhe mendjeve do t’i kemi një edhe trupat e armët tona në misione të shenjta në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit për mbarë njerëzimit, ky është misioni ynë drejt vizionit tonë për integrim në NATO”, tha Quni.

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në mars të këtij viti do të nisin misionin e parë paqeruajtës në botë. Ata do të jenë përkrah Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Postime të ngjashme

Tërmkolli thotë se edhe Lumir Abdixhiku duhej të largohej nga LDK-ja

T E

Numërohen mbi 17 mijë vota të mërgatës, PDK kalon LDK-në

T E

Dorëzohet në Polici personi që kishte goditur për vdekje një qytetar në Ferizaj

T E

Murati-Kurtit: Mos u arsyeto, trego si do ta ndryshosh Kushtetutën për ta bërë bashkimin kombëtar

T E

Kanë simptoma sikur të COVID-19, por shumë qytetarë po rezultojnë negativ, mjekët tregojnë arsyet

T E

Covid 19 në Kosovë/ 488 të infektuar dhe 8 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...