Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Hoti në Kuvend: Ju thërras të mos politizoni me temën e të pagjeturve

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal-ks – Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë e rregullt plenare në të cilën po zhvillohet interpelancë për çështjen e të pagjeturve.

Kryeministri Hoti para deputetëve tha se procesi i gjetjes së personave të humbur gjatë luftës në Kosovë nuk do ndalet deri në zbardhjen e fatit të të gjithëve që sot figurojnë të zhdukur.

“Çështja e personave të zhdukur po trajtohet me përkushtim nga institucionet e Kosovës. Procesi për gjetjen e tyre do të vazhdojë deri tek i fundit. Gjetja e personave të humbur gjatë luftës ka edhe ngecjet e veta. Mungesa e informacioneve të besueshme ndërlidhet me mungesën e gatishmërisë së palës serbe. Deri vonë në këtë proces janë organizuar institucionet ndërkombëtare. Mbetjet mortore në IML ende nuk janë identifiku. Tani po marrim dhe po punojmë që t’i japim një zgjidhje të shpejtë që t’i ndajmë këto mbetje mortore, mirëpo ka mungesë informacionesh nga familjarët për të ofruar monstrat e tyre të gjakut”, tha Hoti.

Sipas kryeministrit, marrëveshja e Uashingtonit do ta përshpejtojë zgjidhjen e çështjes të të pagjeturve.

“Nuk ka asnjë të keqe nga zotime e Uashingtonit. Besoj që të gjitha ato janë në interes të Kosovës. Gjithë këto vite është kërkuar me të drejtë që çështja e të pagjeturve të ndërkombëtarizohet, dhe krejt veprimet tona kanë qenë në funksion të këtyre kërkesave. Edhe çështja e të zhvendosurve brenda vendit kërkon zgjidhje të qëndrueshme. Nëse do të ketë marrëveshje, gjithsesi do të jetë edhe çështja e të pagjeturve dhe të zhdukurve. Kjo çështje nuk duhet të politizohet. Me një marrëveshje si kjo e Uashingtonit çështja e të pagjeturve do të përshpejtohet. Gërmime po realizohen në Mitrovicë, në Syriganë, në regjionin e Rashkës dhe në lokacione tjera. Në Kosovë, deri në fund të këtij viti planifikohet të gërmohet në pesë lokacione. Siç e thash edhe më herët, me planin e arritur s’ka asnjë lloj kushtëzimi”, tha ai.

Kryeministri në fund tha se çështja në fjalë nuk duhet të përdoret për përballje politike, dhe se sipas tij ai është i gatshëm të flasë çdo herë kur i kërkohet.

“Sigurisht që e kam obligim dhe do jem përpara jush sa herë që kërkoni që të debatohet për çështje në veprimtarinë e qeverisë, por po kërkoj që të mos përdoret kjo temë për përballje politike. Unë ju njoftoj se kam dhënë informata të detajuara në mbledhjen e komisionit përkatës, e cila me kërkesën time është mbajtur me dyer të mbyllura”, tha ai.

Postime të ngjashme

Zgjedhjet 2021, diaspora me numrin më të madh të votave në katër palë zgjedhjet e fundit

T E

S’ka shpjegim pse u tërhoq urdhërarresti ndaj Radoiçiqit

T E

Osmani takohet me Lajçakun nesër

T E

Osmani dhe ambasadori turk flasin për krijimin e institucioneve të reja

S.B.

Drecun: Lajçaku po përpiqet të bjerë dakord për vazhdimin e dialogut

S.B.

Baraliu ka dhënë rezultatin “final” të deputetëve që do të kenë subjektet politike

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...