Kosovë

Hoti: Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë vendime strategjike, s’do të jetë ndryshe edhe këtë herë

Zhurnal Ads

Kryeministri Avdullah Hoti që i prin delegacionit të Kosovës në Washington ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë janë marrë vendime strategjike, si ato që e kanë sjellë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke u shprehur i bindur se nuk do të jetë ndryshe as këtë herë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se delegacioni i Kosovës gjatë qëndrimit në Washington do të ketë edhe takime të tjera në Shtëpinë e Bardhë si ai me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, njofton Klan Kosova.

Postimi i plotë i Avdullah Hotit në Facebook:

Delegacioni i Kosovës në Washington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin e Shtetit Pompeo, me zyrtarë të MCC-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA etj.

Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.

Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian.

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim ndaj 2 të dyshuarve për dhunimin e 15-vjeçares në Gjilan

admin

Vdes aktori Adem Mikullovci

admin

Avokati i Krasniqit thotë se kjo mund të jetë konfirmim i aktakuzës

H S
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...