Kosovë

Hoti në takim me ambasadorët e BE’së – ua përsëritë çfarë pret nga dialogu

Zhurnal Ads

Në një bashkëbisedim përmes ekranesh, Avdullah Hoti, u ka thënë ambasadorëve të BE-së se fundi i dialogut duhet të prodhojnë njohjen.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar, përmes një takimi virtual, ambasadorët e Bashkimit Evropian për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar nga Kryeministria, Hoti është shprehur para ambasadorëve se “Qeveria pret që ky proces të përmbyllet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, që përfundon me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve”.

Gjithashtu njoftohet se gjatë kësaj bisede, Hoti ka theksuar faktin se “liberalizimi i vizave do të hapte një mundësi reale për qytetarët dhe bizneset e Kosovës dhe do të krijonte mundësi të reja të zhvillimit ekonomik të vendit”.

Përveç për dialogun e për vizat, Hoti ka diskutuar me ambasadorët edhe për situatën me COVID-19.

Ka falënderuar ambasadorët për ndihmën e dhënë Kosovës në përballimin e situatës me pandeminë. Ka shprehur po ashtu përkushtimin e Qeverisë për parandalimin dhe menaxhimin sa më efikas të kësaj pandemie.

Postime të ngjashme

Një i vdekur dhe 71 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

admin

​3 mijë e 130 raste aktive me COVID-19

admin

Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e Meliza Haradinaj Stublla

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...