Kosovë

Hoti: Nëse dialogu ngecë, Serbia nuk është e gatshme për marrëveshje përfundimtare

Zhurnal Ads

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë sot se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të hapet si temë në dialogun me Serbinë, pasi sipas tij, çështja e Asociacionit ka përfunduar me marrëveshjen e vitit 2013.

Hoti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës tha se ka tema tjera për tu diskutuar dhe nëse dialogu ngecë nuk do të jetë për shkak të Kosovës, por për shkak të Serbisë që nuk është e gatshme të shkojë drejt një marrëveshje përfundimtare.

“Ju e dini  që në fillim të mandatit kemi marrë vendime bukur të vështira për të hyrë në proces të dialogut dhe kemi treguar konstruktivitet për këtë proces të rëndësishëm për Kosovën, Serbinë e regjionin”, tha Hoti, raporton Telegrafi.

Sipas tij, Asociacioni nuk do të hapet si temë në dialogun me Serbinë.

“Asociacioni nuk hapet si temë. Është përmbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe me Marrëveshjen e parimeve të vitit 2015. Si i tillë Asociacioni nuk diskutohet”, tha Hoti.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës u shpreh se ka tema tjera për tu diskutuar. “Unë do të kujdesem që  dialogu të ecë para. Nëse për ndonjë arsye tjetër nuk mund të shkohet para atëherë nuk është pse Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme, por për shkak se Serbia nuk është e gatshme të shkojë drejt marrëveshjes përfundimtare”, u shpreh Hoti.

Ndryshe, sot në Bruksel ishte paraparë të mbahet një takim ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, por që është shtyrë, e që ishte paralajmëruar se do të flitet edhe për Asociacionin.

Temën e Asociacionit e kishte refuzuar Qeveria Hoti.

Ndërkaq, nga Bashkimi Evropian u tha se shtyrja e këtij takimi ka ndodhur shkaku i situatës së krijuar nga pandemia e coronavirusit.

Kështu të paktën bëri të ditur të premten,  Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak theksoi se çështja e Asociacionit nuk ishte në rend ditë. Kjo shkaku që, siç kishte thënë ai, njëra palë nuk është e gatshme të diskutojë rreth kësaj çështjeje.

Postime të ngjashme

Ambasada e Kosovës në Gjermani reagon për vdekjen e pesë kosovarëve

admin

Thaçi e Krasniqi sot para gjyqit të speciales

Z H

Shqiptohen 632 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19 në Kosovë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...