Kosovë

Hoti: Nevojitet një strategji nacionale e reformimit të sistemit arsimor parauniversitar

Zhurnal Ads

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot është takuar me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati, me të cilët ka biseduar për gjetjen e një zgjidhjeje pas gjendjes së krijuar në arsimin parauniversitar të kësaj komune, si pasojë e mos vijimit të procesit mësimor nga nxënësit e disa shkollave, njofton Insajderi.

Hoti ka përgëzuar kryetarin Kastrati për nismën e ndërmarrë, me qëllim të reformimit dhe avancimit të arsimit në këtë komunë, duke theksuar se vendit i nevojitet një strategji nacionale e reformimit të sistemit arsimor parauniversitar.

Ai ka theksuar se duhet të krijohen kushte për përfshirjen e të gjithë nxënësve në procesin mësimor, duke kërkuar kështu nga ministri Likaj dhe kryetari Kastrati që të shqyrtohen të gjitha mundësitë, në mënyrë që nxënësit e shkollave, të cilat nuk janë duke mbajtur mësim, të rikthehen sa më shpejt në mjediset shkollore.

I pari i Qeverisë është shprehur se institucionet e vendit do të punojnë për një reformë të përgjithshme të sistemit arsimor parauniversitar, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe me domosdoshmërinë e ndërtimit të një sistemi edukativ arsimor bashkëkohor, sipas standardeve më të larta evropiane.

Postime të ngjashme

Ilaçi që shëroi Trumpin, në Kosovë shitet nga 81 deri në 320 euro

admin

Vdes avokati i njohur kosovar

Z H

Ngujohen 80 minatorë të Trepçës e 32 të Artanës – nuk i morën pagat

D XH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...