Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti: Nuk do të bëj pazare dhe koncesione me territorin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në një intervistë për emisionin “Ballkan” të “ABC News”, ka deklaruar se LDK-ja, partia e presidentit të ndjerë Rugova, ka pasur përvojë në institucionet e Kosovës që nga viti 2006, por nuk ka qenë e përfshirë në negociatat e mëdha ndërkombëtare për Kosovën dhe as në takime të nivelit të tillë të lartë, si ai me presidentin Trump.

“Nuk do të bëj pazare dhe koncesione me territorin e Kosovës”, ka deklaruar Hoti gjatë kësaj interviste.

Hoti ka thënë se nuk do të ketë zgjidhje që lë problemin hapur, as pazare e koncesione. Me Serbinë ai thotë se synohet një marrëveshje që do të mbyllë një herë e mirë problemin, pra që të finalizohet me njohje, për të mos e lënë plagën hapur, raporton “Zeri.info”.

“Nuk do të ketë zgjidhje të ndërmjetme, që lë problemin e hapur, se ashtu e kemi. Unë po punoj në atë drejtim, të shohim në muajt në vijim. Nëse nuk mbërrijmë në marrëveshje do të ishte për keqardhje, por nuk kemi çfarë bëjmë. As pazare me territorin dhe as koncesione. Kemi hyrë për të normalizuar marrëdhëniet, të adresojmë të gjitha çështjet me parimet ndërkombëtare. Nuk do të jem asnjëherë i gatshëm të bëj zgjidhje kreative të ndryshme, që nuk të çojnë askund”, tha ai. /Zëri

Postime të ngjashme

Fitoi betejën me komunizmin, por jo atë me kancerin/ Shuhet para kohe Agustin Miraka

T E

Buxhovi: LDK’në nuk e ka themeluar Ibrahim Rugova

T E

Mësohet nëse do të vendosen nesër masa të reja anti-Covid në Kosovë

T E

Ndëroi jetë Murat Jashari, vëllai i Komandant Kumanovës

T E

Hapen zyrat ndërlidhëse për bashkëpunim Kosovë-Israel

T E

Rritet numri i të infektuarve, 568 raste pozitive dhe katër të vdekur nga coronavirusi për 24 orë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...