Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti: Nuk ka pasur asnjë të vdekur nga Covid-19 në Shtëpinë e të Moshuarve

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, së bashku me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, sot kanë vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Hoti ka potencuar se nga kjo shtëpi nuk ka pasur asnjë viktimë nga virusi COVID-19.

“Ka qenë një vit i vështirë për të gjithë qytetarët, në veçanti për këtë grup-moshë, që ka edhe nevoja të veçanta. Në këto kushte që jemi, besoj që po ofrohet shërbimi më i mirë i mundshëm dhe shfrytëzoj rastin të përgëzoj ministrin dhe stafin për kujdesin këtu. Janë mbi 60 veta të vendosur këtu, u ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme me mundësitë që i kemi ne. Është mirë që nuk pasur asnjë viktimë nga kjo shtëpi”, u tha Hoti.

Ndërsa ministri Reçica ka thënë se po punojnë në përmirësimin e kushteve.

“Ia kemi dalë dhe kemi kaluar me sukses. Ne kemi mbi 60 rezidentë që u ofrohen shërbime si në familje. Po fokusohemi në përmirësimin e kushteve”, tha Reçica.

Postime të ngjashme

KQZ-ja mund të shpallë të mërkurën rezultatet përfundimtare

T E

Tërmkolli thotë se edhe Lumir Abdixhiku duhej të largohej nga LDK-ja

T E

Numërohen mbi 17 mijë vota të mërgatës, PDK kalon LDK-në

T E

Dorëzohet në Polici personi që kishte goditur për vdekje një qytetar në Ferizaj

T E

Murati-Kurtit: Mos u arsyeto, trego si do ta ndryshosh Kushtetutën për ta bërë bashkimin kombëtar

T E

Kanë simptoma sikur të COVID-19, por shumë qytetarë po rezultojnë negativ, mjekët tregojnë arsyet

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...