Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti para FSK-së: UÇK ka bërë luftë të drejtë për liri

Zhurnal Ads

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë sot para pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë për liri dhe pavarësi, transmeton Insajderi.

Kështu u shpreh ai në ceremoninë e sotme, derisa mori fjalën para ushtarëve të FSK-së për t’i shprehur urime atyre për Ditën e Forcës.

“Ju shpreh urimet më të ngrohta për këtë ditë. Edhe gjatë muajve të rëndë të këtij viti pjesëtaret e FSK-së e kanë dhënë provimin. Më lejoni që në Ditën e Forcës të iu shprehë mirënjohjen dhe falënderimit gjitha vendeve mike që fal ndihmës së tyre FSK-ja është institucion që na bënë krenar të gjithëve. Qeveria e Kosovës do të mundësojë zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së, duke blerë pajisje me qëllim të kryerjes së detyrave të tyre. FSK-ja me hapa të sigurt po i vendosë konturat e një ushtrie. Pa e harruar të kaluarën ne jemi të vendosur të punojmë krahas vendeve tjera”, ka thënë ai.

Me këtë rast Hoti u deklarua edhe për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, për të cilën ka thënë se Kosova ka dëshmuar se është e përkushtuar për paqe dhe marrëdhënie të mira me fqinjët.

“Republika e Kosovës do të integrohet në Bashkimin Evropian. Me qëllim të arritjes së një marrëveshje me Serbinë ne jemi të përkushtuar me të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull. Republika e Kosovës ka dhënë prova të fuqishme se është për paqe e marrëdhënie të mira. Populli i Kosovës dhe UÇK-ja kanë bërë luftë të drejtë për pragun e derës për liri e pavarësi. Ne do të kërkojmë që drejtësia ta thotë fjalën e plotë të saj”, ka thënë ndër të tjera ai.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Qeverisë së Kosovës i kërkohet që studentët të lirohen nga të gjitha pagesat

admin

Bie numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë

admin

Eksperti i kibernetikës: Zhdukja e dy milionshit nuk mendoj se është bërë vetëm nga një person

admin

Ministri Abrashi me hapa konkretë për sanimin e akseve të rrezikshme

T E

A do të arrestohet edhe Nasim Haradinaj? Thotë se nuk do të shkojë në zyrë

admin

Kosovë/ Ministrja e Financave tregon se sa para janë ndarë në pandemi

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...