Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti paralajmëron: Nëse nuk arrijmë marrëveshje me Serbinë, rikthejmë reciprocitetin e plotë

Zhurnal Ads

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti paralajmëron Sebrinë se në rast se nuk arrihet një marrëveshje finale atëhere do të rikthehet reciprociteti i plotë.

Këtë praktikë e ndoqën dy qeveritë e mëparshme të Haradinajt dhe Kurtit, por duket se dhe Hoti nuk do lëshojë më pe në rast se dialogu nuk funksionon.

Ai pranon se nuk e di nëse marrëveshja do të mbyllet me njohje reciproke ose jo, por është çështje muajsh, dhe aty do shihet çfarë do bëhet.

Duket se ky është një mesazh i qartë për ndërkombëtarët, pasi Hoti fillimisht hoqi reciprocitetin dhe riktheu në dialog Kosovën, por tashmë duket se kërkon frytet e veprimeve të tij nga Serbia dhe ndërkombëtarët.

“Ky dialog është vetëm për marrëveshjen finale me njohje reciproke. Ky dialog është çështje muajsh, nuk kam iluzione për këtë. Nuk e di a do të përmbyllet me njohje reciproke, nuk e di a do të përfundojë me njohje, do të doja të përmbyllet me njohje, por e di që do t’i vijë fundi për disa muaj dhe do të sjellim një marrëveshje për njohje reciproke në këtë kuvend, ose do të konstatojmë së bashku me partnerët se nuk mund të arrihet kjo marrëveshje. Ju garantoj se kthehemi te vendosja e reciprociteti të plotë në çdo aspekt me Serbinë”, deklaroi ai.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

AAK-ja e ka përjashtuar Donika Kadajn nga partia

S.B.

Gjermania dhuron pajisje në vlerë 240 mijë euro për Policinë e Kosovës

S.B.

​Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike kalon në Komisionin për Buxhet

S.B.

Haxhiu: Kjo Qeveri po e shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti

T E

Bislimi: Ramush Haradinaj e ka kuptuar momentin e vet, i ka në dorë partnerët qeverisës

D XH

Hoti: LDK-ja është favorite për të fituar zgjedhjet

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...