Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti pas takimit me përfaqësuesit e Luginës: Në shtator i dërgojmë tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka takuar sot përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Pas takimit në një konferencë për media, Hoti tha se të hënën do të nënshkruhet marrëveshja për Zyrën e Punës në Luginë të Preshevës, e cila u formua muaj më parë.

“Ne i kemi thirru për të diskutuar për programin e punës së zyrës në Preshevë dhe një grup i personave kanë punuat në mbikëqyrjen  e deputetit Bislimi për të përgatitur  këtë program të punës dhe pas takimit do ta nënshkruajmë këtë program pune. Është paraparë takimi i parë me liderët e Luginës së Preshevës, po ashtu do të kemi takim informues  me organizata rinore. Në shkurt do të fillojmë studimin e gjendjes ekonomike të  shqiptarëve në Luginë. Në shkurt do të fillon puna e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, do të punojmë në universitete publike dhe ato private për ti bërë gati marrëveshjet”, tha Hoti.

Ai shtoi se në shtator do të bëhet edhe dërgimi i teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë.

“Në shtator jam i bindur se do të realizohet dërgimi i tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Prishtinës”, tha Hoti.

Hoti premtoi edhe donacione tjera për qytetarët në atë pjesë.

Postime të ngjashme

Netanyahu fton Kurtin: Eja të inaugurojmë ambasadën në Jerusalem

T E

Familja e Qerim Kelmendi kërkon nga Prokuroria Speciale zbardhjen e vrasjes

T E

Familja nga Kukësi që strehoi gjatë luftës rreth 50 persona nga Kosova

T E

7,321 raste aktive me coronavirus

S.B.

Vendi rrezikon të zhytet në krizë shkaku i postit të presidentit

S.B.

Sot pritet përmbyllja e rinumërimit të 552 vendvotimeve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...