Kosovë

Hoti: Për 100 ditë qeverisje, Kosova doli nga izolimi

Zhurnal Ads

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në 100 ditët e para të qeverisë që udhëheqë ai, Kosova ka dalë nga izolimi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se Kosova tashmë është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, në Bruksel dhe në selinë e NATO-s.

“Pas një devijimi disavjeçar, e kemi kthyer Kosovën prapë në rrugën e integrimit euro-atlantik. E gjithë kjo është arritur pa shpenzuar miliona për lobim, por me përkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo qeveri është serioze karshi zotimeve të veta, me vendimmarrje bazuar në ligje dhe Kushtetutë, e jo interesa parapolitike”, ka shkruar Hoti.

Më herët gjatë ditës, partia opozitare, Partia Demokratike e Kosovës e ka kritikuar Qeverinë Hoti për “dështim në qeverisjen e brendshme dhe politikën e jashtme”.

Qeveria Hoti u votua në Kuvendin e Kosovës më 3 qershor./REL/

Postime të ngjashme

Zemaj: Shqetësuese pamjet e prindërve e arsimtarëve para shkollave pa maska

admin

Reagon LVV pas bojkotit të Qeverisë në komisione: Hoti dhe kabineti, shpërfillës ndaj çështjes së të pagjeturve

admin

Blerim Kuçi e pranon se ka mosmarrëveshje në qeverinë Hoti, por thotë se janë të vogla

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...