Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti për dialogun me Serbinë: Njohje reciproke, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës të panegociueshme

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti sot ka zhvilluar një takim me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se prej muajit korrik të vitit të kaluar dialogu Kosovë-Serbi ka rifilluar mbi tri parime bazë: marrëveshja përfundimtare, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm dhe Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme.

“Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i dëshirova sukses në finalizimin e këtij procesi. Prej korrikut 2020, dialogu rifilloi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke,  sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

“Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve”

R Zh

Kosovë / 775 gjoba brenda 24 orëve për ata që s’respektuan masat anti-COVID

R Zh

Presidentes Osmani i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës

R Zh

Ramush Haradinaj përkujton Agim Ramadanin në 22 vjetorin e rënies së tij

R Zh

Tërnava: Presidentes e Kryeministrit duhet t’iu dalë gjumi natën nga përgjegjësia që kanë

Z H

22 vjet nga rënia e heroit Agim Ramadani

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...