Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti për Kurtin: Kush ka probleme me ligjin nuk mund të marrë ndonjë post publik dhe të dalë para qytetarëve

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kush ka probleme me ligjin nuk mund të marrë ndonjë post publik.

Hoti po ashtu thënë se ka dëshirë të ballafaqohet me të gjithë kandidatët për kryeministër, transmeton Telegrafi.

“Dëshira ime është të ballafaqohem me të gjithë kandidatët për kryeministër, por sigurisht duke i përmbushur kushtet elementare të respektimit të ligjit. Një gjë është e qartë kush ka probleme me ligjin nuk mund të kërkojë e të marrë post publik. Dhe nuk mund të dalë para qytetarëve”, theksoi Hoti para mediave.

Hoti komentoi edhe sloganin e LDK-së (Shteti, shtet), teksa tha se kjo nënkupton ruajtjen e shtetit, dhe mos cenimin e fjalës së lirë.

“Por, motoja jonë është normalitet, stabiliteti dhje zhvillim”, shtoi më tej ai.

Theksojmë se sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), kandidatit për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, i mohohet kandidimi pasi që ka qenë i dënuar në tri vitet e fundit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.

Postime të ngjashme

Kryetari i Graçanicës thotë se 10 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar nga Serbia

T E

Kurti flet për formimin e Qeverisë së re, tregon se kur do të zgjidhet Vjosa Osmani presidente

T E

Prokuroria Speciale tërheq urdhër-arrestin ndaj Milan Radoiçiqit, i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

T E

Elezi: Ende nuk dihet kur fillon procesi i numërimit të votave me kusht

T E

KQZ nis numërimin e votave me kusht

T E

Bajatoviq: Elita e SHBA-së ka nevojë të prodhojë probleme, por s’është lehtë të shantazhohet Serbia

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...