Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti: Protestat e 1 tetorit ishin frymëzim për mobilizim gjithëpopullor në luftën tonë për liri

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në përvjetorin e 23-të të protestave studentore në Prishtinë, ka zgjedhur që t’i urojë studentët për fillimin e vitit të ri akademik 2020-2021.

Hoti përmes një statusi në “Facebook” thotë se protestat e 1 tetorit të 1997-ës shënuan kthesë në proceset politike dhe ishin frymëzim për mobilizim gjithëpopullor në luftën e popullit tonë për liri, shkruan “Zeri.info”.

“Sot bëhen 23 vite nga protestat e studentëve në Prishtinë. Në këtë përvjetor, dua t’i uroj studentët për fillimin e vitit në të gjitha Universitetet Publike dhe Private. Më 1 tetor 1997, ne dolëm në rrugë për të kërkuar kthimin e studentëve shqiptarë në objektet e Universitetit të Prishtinës, protesta këto që shënuan kthesë në proceset politike në vend dhe ishin frymëzim për mobilizim gjithëpopullor në luftën tonë të drejt për liri, pavarësi dhe demokraci. Kjo lëvizje studentore, është një inspirim i pashtershëm për gjeneratat e reja, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar ekonomikisht dhe me prosperitet. Urime”, ka shkruar Hoti./Zëri

Postime të ngjashme

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

Asociacioni, a mund t’i tensionojë raportet Kosovë – SHBA?

Dafina Vidishiqi

Osmani e Erdogan bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë

Dafina Vidishiqi

Oda e Infermierëve kërkon nga MSh të shqyrtoj vendimin për angazhimin e mbi 300 infermierëve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...