Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti raporton për 100 ditëshin: Kemi rivendosur miqësitë të cilat ishin dëmtuar

Kryeministri Avdullah Hoti është duke raportuar në Kuvendin e Kosovës për 100 ditëshin e punës së tij, raporton Gazeta Express.

Hoti në fjalën e tij ka thënë se qeveria e tij ka rivendosur miqësitë të cilat ishin dëmtuar në qeverinë Kurti.

“Kemi rivendosur miqësitë e vendosura me dekada të cilat ishin dëmtuar. Prioritetet tona ishin lufta kundër Covid-19 dhe rimëkëmbja ekonomike, pastaj çështja e dialogut me Serbinë dhe proceset integruese”, ka thënë Hoti.

Avdullah Hoti që nga marrja e detyrës më 3 qershor 2020, ka hequr reciprocitetin me Serbinë të vendosur nga qeveria e Albin Kurtit.

Hoti ka rifilluar edhe dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në korrik të këtij viti.

Postime të ngjashme

Familja nga Kukësi që strehoi gjatë luftës rreth 50 persona nga Kosova

T E

7,321 raste aktive me coronavirus

S.B.

Vendi rrezikon të zhytet në krizë shkaku i postit të presidentit

S.B.

Sot pritet përmbyllja e rinumërimit të 552 vendvotimeve

S.B.

Lista Serbe akuzon Trajkoviq: Po mbron vetëm interesat e Kurtit dhe njerëzve rreth tij

T E

Burri i Albulena Haxhiut i jep “goditjen” e fundit Fatmir Limajt: Mëso nga theqafja që ta dhanë…

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...