Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Hoti: Nëse nuk dakordohemi për presidentin, atëherë shkojmë në zgjedhje

Prishtinë, 24 nëntor, Zhurnal-ks – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Klan Debat, ka folur rreth menaxhimit të pandemisë, arrestimeve nga Specialja, por edhe situatën politike në vend.

Hoti ka komentuar kritikat e opzitës që thonë se pandemia s’po menaxhohet mirë, teksa thotë që gjendje e njëjtë është edhe në shtetet e tjera.

“Opozita e ka punën e vet, mi këqyr punën e Qeverisë, por është një përvojë e vendeve më të avancuara. Numri i të infektuarve është më i larti që nga fillimi i pandemisë, a nënkupton kjo që Franca, ose Gjermania e ka menaxhu keq pandeminë, ose Brukseli që është komplet i mbyllur? Kjo nuk kupton që po tentojmë të arsyetohemi, i siguroj qytetarët që kemi marrë të gjitha veprimet që rekomandohet të ndërmerren në situata të tilla, veprimet që janë të bazuara në rekomandimet e ekspertëve shëndetësor, por në fund po ndajmë fatin me të gjithë botën”, ka thënë kreu i Qeverisë.

Sa i përket arrestimeve për krerët e lartë politikë nga Gjykata Speciale, ai tha se do të shfrytëzojnë të gjitha instrumentet e Kushtetutës për t’iu dalë në ndihmë atyre.

“Në momentin që u themelua Gjykata Speciale në vitin 2015, ka qenë të pritura që të ndodhin arrestime. Sigurisht ne nuk e kemi ditur se kush do të jetë i akuzuar, kur dhe për çfarë vepra. Por, s’është çështje krejt e papritur. Unë, vlerësoj sjelljen e atyre që janë akuzuar, tani që janë në gjykatë në Hagë. Një sjellje shtetërore, dinjitoze, me maturinitet dhe kjo është duke u vlerësuar nga të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë. Pasi që s’është e lehtë për një vend të ri të merret presidenti, dy ish-kryetar të Kuvendit, shefi i një grupi parlamentar dhe ka sjellje të matur shtetërore edhe të tyre, por edhe shoqërisë. Tash jemi në këtë situatë të jemi do të shfrytëzojmë instrumentet e Kushtetutës dhe ligjor që kemi në dispozicion për t’iu dalë në ndihmë këtyre që janë të përfshirë. Ne ofrojmë mbështetje për mbrojtjen e tyre, një mbështetje e përcaktuar me ligj në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”.

Ndërsa, Hoti tha se sa i përket zgjedhjes së presidentit janë vetëm dy opsione, ai i një emri të përbashkët me dakordim të partive politike, ose shkuarja në zgjedhje.

“Është më se e qartë se vendi s’ka president edhe në bazë të Kushtetutës ne duhet ta zgjedhim presidentin e ri, për zgjedhjen e tij duhen së paku 80 vota në Kuvend, të cilat vota sigurisht ky koalicion qeverisës nuk i ka. Që nënkupton nevojën që ne të ulemi me partitë politike parlamentare opozitare për të parë nëse ka ka dakordim për zgjedhjen e presidentit, të cilën gjë shpresoj se do ta bëjmë së shpejti. Nëse ka dakordim të tillë, atëherë sigurisht duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve, sigurisht një datë e përshtatshme për qytetarët. Këto janë dy rrugë kushtetuese që do të ndiqen në javët dhe në muajt e ardhshëm.

Unë besoj se shpejtë do të organizohet tryeza e parë e partive ku do të shtrohen këto tema. Edhe unë po angazhohem në këtë drejtim. Nëse ka vullnet për zgjedhje të presidentit, për emra konkret, drejt një emri të përbashkët e nëse s’ka flasim për datë të zgjedhje. Tjetër opsion nuk ka”.

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...