Kosovë

Hoti: S’kam frikë të ulem në tavolinën e dialogut – si mund të thoni se në SHBA sponsorizohet marrëveshje e dëmshme për Kosovën

Zhurnal Ads

Kryeministri Avdullah Hoti po raporton para deputetëve të Kosovës për marrëveshjen, që e ka nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Hoti thotë se marrëveshja është e mirë, e Qeveria që ai e udhëheq nuk vë barrikada ndaj partnerëve të Kosovës.

Hoti pyet se si mund të konsiderojë dikush që Kosova në Shtëpinë e Bardhë ka dalë me marrëveshje të dëmshme.

“Cilësimi i marrëveshjes së Uashingtonit se është e dëmshme, është gabim strategjik, Si mund të konsiderohet marrëveshje e dëmshme ajo e sponsorizuar nga Amerika, që i ka sjellë pavarësinë Kosovës…. E kam parasysh që nuk është përfekte, por nuk është e dëmshme”, ka thënë Hoti.

Kryeministri Hoti ka thënë se ai nuk frikësohet të ulet në tavolinën e bisedimeve dhe nuk do të ikë nga kjo.

Tutje ai ka përshkruar marrëveshjen të cilën ai e ka nënshkruar.

“Kjo marrëveshje i ka 16 pika, prej të cilave kryesore janë projektet infrastrukturore që shkojnë me vlerë mbi një miliard euro”.

“I kemi koordinuar veprimet tona me partnerët ndërkombëtarë”.

“Ne nuk do të barrikadohemi dhe nuk do të gjejmë arsye për t’u barrikaduar, por do të bashkëpunojmë me partnerët tanë”

Hoti ka thënë se kjo është një marrëveshje tejet e mirë për Kosovë dhe se investimet, përfshirë sjelljen e gazit në Kosovë, janë “infuzion ekonomik”.

“Njohja e shtetit nga Izreali paraqet fitore të madhe diplomatike”

Hoti thotë se para se të shkojë në Uashington ka takuar përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe të deleguarin e Amerikës për cështje të Ballkanit, Mattheë Palmer. Kryeministri thotë se ata i kanë konfirmuar koordinimin e plotë të SHBA’së dhe BE’së.

Postime të ngjashme

Shtyhet raportimi i ministrit Veliu

D XH

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, sot del para Speciales

admin

Thaçi: Aktakuza është e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm plotësisht

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...