Maqedoni

Hoti takohet me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi

Zhurnal Ads

Shkup, 23 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut, u takua edhe me Kryetarin e partisë Alternativa, Afrim Gashi.

Me këtë rast,  Hoti vlerësoi rolin e spektrit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se kontributi i tyre në zhvillimin e vendit, veçanërisht në kultivimin e demokracisë dhe integrimit është tepër i rëndësishëm, pasi që shqiptarët me të drejtë konsiderohen si përcaktues në shtetndërtim.

Po ashtu, Hoti me nikoqirin diskutoi edhe për proceset dhe gjendjen politike në Kosovë dhe në rajon, ku specifikoi prioritetet dhe përkushtimin e Qeverisë në betejën kundër pandemisë COVID-19, si dhe planin për rimëkëmbje ekonomike

Postime të ngjashme

Përleshje fizike midis kërçovarëve, njëri nga personat dërgohet në Klinikat e Shkupit

admin

Xhaferi përfundoi me dëshminë për “27 Prillin”

XH,I

Buçkovski: Dikush tenton të ndërtojë murrin e Berlinit mes Shkupit dhe Sofjes

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...