Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti takon përfaqësuesit e Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë, flasin për rimëkëmbjen ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë, me të cilët diskutoi për angazhimin e Qeverisë drejt rimëkëmbjes ekonomike, si dhe krijimin e një ambienti sa më të mirë të të bërit biznes.

“Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 na obligon që të veprojmë në sinergji me të gjithë akterët, në mënyrë që të jemi sa më afër nevojave të qytetarëve dhe bizneseve. Ne tashmë i kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi, po ashtu i kemi aktive mjetet financiare në vlerë prej 60 milionë euro që do t’i ndihmojmë bizneset, mirëpo nuk i kemi lënë pa përfshirë edhe kategoritë e tjera në nevojë dhe komunitetet”, tha Hoti.

Më tej, ai dhe të pranishmit biseduan për dialogun e institucioneve të Kosovës me sektorin privat, Ligjin për Investime Strategjike, si dhe Fondin për Garantim të Kredive, të gjitha këto në funksion të zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investitorëve.

Ndërsa, përfaqësuesit e KIEK-së, duke e vlerësuar Kryeministrin Hoti për pritjen, u zotuan se mbeten partnerë serioz në proceset e zhvillimit ekonomik, si dhe garantuan thellim të bashkëpunimit të mëtejmë. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Burri i Albulena Haxhiut i jep “goditjen” e fundit Fatmir Limajt: Mëso nga theqafja që ta dhanë…

T E

Vizita e Lajçak, javën e ardhshme në Ballkan për bisedimet Kosovë-Serbi

T E

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

T E

Gjeloshaj: Në Tuz mbretëron një ditë e qetë – të gjithë që dje ishin arrestuar, janë liruar

T E

Kurti në takim me ambasadorin britanik: Qeveria e re do të konsolidohet shpejt

T E

Kosovë/ Pesë të vdekur dhe 445 raste të reja me Covid-19

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...