Kosovë

Hoti: Të shfrytëzohet momentumi pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington

Zhurnal Ads

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën se Kosova dhe institucionet e saj duhet të shfrytëzojnë momentumin e ri të krijuar, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Ai ka bërë këto komente pas takimit që ka zhvilluar me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe atë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka.

Përgjatë takimit, Hoti ka thënë të jetë diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike.

“Mbi të gjitha është e rëndësishme si qeveri dhe komunitetet e bizneseve, si oda ekonomike, të qëndrojnë bashkë, pa përjashtim për të shfrytëzuar momentumin e jashtëzakonshëm që është krijuar me nënshkrimin e marrëveshjes së Uashington. Janë së paku 1 miliard dollar financim për projekte infrastrukturore”, ka deklaruar Hoti.

Sipas tij, Kosova për pesë vjet do të kthehet në një zonë të gjallëruar me shumë vende pune.

Berat Rukiqi kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se për shkak të situatës së krijuar pas pandemisë, në këtë shtet ka pasur rënie të madhe të qarkullimit të biznesit. Ai tha se rënia është në vlerë të 1 miliard eurove.

“Diskutuam edhe për mundësinë e shfrytëzimit të momentit nga marrëveshja e arritur Uashington. Interesi ynë është të kemi sa më shumë projekte”, u shpreh Kuriqi.

Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, ka thënë se pandemia ka pasur ndikim negativ në ekonominë e Kosovës, e sidomos në sektori privat e bizneset në përgjithësi.

“Ka dashur fati të kemi zhvillime tjera, si marrëveshja në Uashington. Besojmë fuqishëm se si shtet dhe si shoqëri kemi kapacitet të mjaftueshëm për të vepruar në disa drejtime në të njëjtën kohë, ashtu që efektet e përgjithshme në ekonomin tonë të jenë sa më të mëdha. Të gjitha këto mundësi, të cilat ne po i shohim, realisht përkthehen në vende te reja të punës” ka thënë Zeka.

Ndërkohë Rukiqi, ka përmendur se për projekte të mëdha duhen ekspertiza financiare e ligjore.

“Ne sot u harmonizuam që të kemi këtu një mekanizëm tonin të brendshëm, i cili realisht do t’i zhvillojë idetë dhe konceptet që pastaj mund të shndërrohen në studime të para-fizibilitetit, pastaj edhe në studime të fizibilitetit, të cilat janë pastaj edhe si opsione për financim nga institucionet financiare amerikane”, është shprehur ai.

Të martën në Beograd, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Serbi, odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë njoftuan se janë pajtuar që të krijojnë një grup punues, që do t’i ndihmojë qeveritë e të dyja shteteve për të zbatuar projektet e marrëveshjes së Uashingtonit nga 4 shtatori, si dhe të ofrojë mbështetje për zbatimin e projekteve të infrastrukturës, energjisë dhe krijimit të vendeve të punës.

Në takim kanë marrë pjesë drejtori i Korporatës, Adam Boelher, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell , ambasadori Godfrey, përfaqësuesit e odave të Kosovës dhe Serbisë, Berat Rukiqi, respektivisht Marko Çadezh si dhe kryetari i Odës amerikane në Serbi, Zoran Petroviq.

Postime të ngjashme

​21 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 5 në gjendje më të rëndë

admin

Albin Kurti: Nuk do e respektoj marrëveshjen e Washingtonit kur të kthehem në detyrë

admin

Raportet me Izraelin, Kosova në vijë me SHBA-në

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...