Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti thotë se do të ndajnë një fond të veçantë për të ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet

Zhurnal Ads

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se do të ndajnë një fond të veçantë për familjet e prekura nga vërshimet.

Hoti ka bërë të ditur se të enjten do të takojë kryetarët e komunave për të diskutuar rreth dëmeve të shkaktuar nga këto vërshime, transmeton Telegafi.

“Sot është momenti të lëvizim përpara me themelimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve, dhe ne në Qeveri do të themelojmë një fond në kuadër të mundësive buxhetore që kemi dhe t’u dalim në ndihmë familjeve të prekura. Jemi organizuar bukur mirë dhe do t’u dalim në ndihmë të gjithë atyre që e kanë të pamundur t’i kthehen normalisht jetës me mjetet e tyre”, ka thënë ai pas vizitës që ka bërë në Komunën e Vushtrrisë.

Hoti ka thënë se do të jetë në terren çdo ditë dhe se deri tani kanë vizituar disa komuna.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

SHBA-BE, tandemi që duhet t’i jep fund përgjithmonë problemit Kosovë-Serbi

T E

Hoti para ministrave: Marrëveshja fuqizon Kosovën në arenën ndërkombëtare

admin

Komisionari i Bashkimit Evropian: Kosova të përshpejtojë reformat në rrugën evropiane

admin

Mustafa ironizon me deklaratën e Osmanit për kthimin e mundshëm në LDK: Dikujt mund t’i bie ndërmend të bëhet edhe mbretëreshë

S.B.

Tribunali Special kthen mbrapa dosjen e Thaçit, kërkon prova shtesë

B M

Spitali i Gjilanit ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...