Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti thotë se Vjosa Osmani do të kthehet në LDK

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, se do të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Hoti filloi duke thënë se “As vet s’e di se çfarë u bë me Vjosa Osmanin”.

Pastaj tha se LDK’ja e kanë mbështetur të gjithë gjatë garës së saj për kryeministre në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar.

“E kemi mbështetur të gjithë për kryeministre”, ka thënë Hoti në Oksigjen.

Por, Hoti premtoi se Osmani do të kthehet në LDK.

“Vjosa Osmani do të kthehet në LDK. E pranojmë nëse kthehet, patjetër. Edhe të tjerë janë kthyer që kanë dalë nga LDK’ja”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu, Hoti tha se Osmani e ka derën çelë gjithmonë.

“Vjosa e ka derën çelur gjithmonë”, shtoi Hoti.

Kujtojmë se LDK’ja pasi Avdullah Hoti u bë kryeministër dhe Vjosa Osmani doli kundër zgjedhjes së tij, e shkarkoi këtë të fundit nga pozitat e partisë dhe emëroi Hotin nënkryetar të partisë.

Postime të ngjashme

Bashkësia Islame e Kosovës me vendim rreth rregullave për faljen e Fitër Bajramit

N E

Sabri Kiçmari: Ka një masë presioni nga Bashkimi Evropian që të përshpejtohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

N E

Lutfi Haziri ka kërkuar zbardhjen e rastit të tre gjilanasve të cilët vdiqën në Durrës

N E

Mbi 3000 vaksina Pfizer nga BE arrijnë në Kosovë

N E

Haradinaj: Sa herë kur ka qenë në pyetje interesi kombëtar dhe ai shtetëror, kam kapërcyer kufijtë partiak

N E

Josep Borrell: Dialogu do të rifillojë para fundit të qershorit siç kemi rënë dakord me kryeministrin Kurti

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...