Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoti vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me ftesë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të vizitojë sot Maqedoninë e Veriut.

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e kryeministrit në shtetin fqinjë që nga koha kur u zgjodh kryeministër i Kosovës.

Takimi në mes dy kryeministrave do të fillojë në ora 14:00, njofton Insajderi.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se do të nënshkruhet një Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e rrjeteve të pastra 5G në mes dy shteteve.

“Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjashme

AAK kërkon nga Qeveria sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave për krejt qytetarët

R Zh

VV mban mbledhjen e qendrave – theksohet domosdoshmëria e ndryshimit të ligjit për zgjedhje

R Zh

NUMËR I LARTË I RASTEVE ME COVID-19 NË PRISHTINË

Lea Muslija

“Mos u hidhëro që nëna jote e përlotur të pret gjithë natën të vish”, fjalët prekëse të babait të Luran Ahmetit

Lea Muslija

Goditet një këmbësore nga një veturë në veri të Mitrovicës

Lea Muslija

Duke e injoruar UÇK-në tentojnë ta rishkruajnë historinë e lirisë sonë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...