Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Hoxha: Do të formojmë komitet të përbashkët të vreshtarëve dhe bodrumeve të verave

Zhurnal Ads

Shkup, 18 shtator – Zhurnal.mk – Në periudhën në vijim do të formojmë komitet të përbashkët të vreshtarëve dhe të bodrumeve të verave në mënyrë që të bëjmë strategji afatgjate që të mos i hasim çdo vit problemet me blerjen e rrushit, porositi nga Kavadari ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha.

“Do të bisedojmë në atë pjesë dhe do të tentojmë të gjejmë zgjidhjen më të mirë”, tha Hoxha në përgjigje të pyetjeve pas konferencës së sotme për shtyp në Kavadar së bashku me kryetarin e Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev.

I pyetur nëse janë të sakta spekulimet se është konfiskuar rrush nga rajoni i Tikveshit me metale të rënda dhe se është kthyer në vend, ministri i Bujqësisë theksoi se para se të vijë në Kavadar, shërbimet e informuan se nuk ka kurfarë problemi me shtetet e tjera në të cilat eksportohet rrush nga rajoni i Tikveshit.

“Prandaj nuk besoj se kemi rast të tillë konkret”, potencoi Hoxha.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Mjegull në Krushevë dhe në zonat malore Gjavato dhe Presekë

T E

Ivanov kërkon informacione nga Antikorrupsioni për lëndët e hapura ndaj tij

E.E.

Këshilli inicues i përgjigjet Mickoskit: Ne jemi VMRO, për të mposhtur LSDM duhet fillimisht të largoheni

T E

Fajnens think: Të identifikohen pjesë të cilat mund të ndikojnë në zhvillim

Z H

414 raste të reja dhe 496 të shërruar

T E

Zaev: Punojmë në problemin me Bullgarinë, dëshira ime është që së shpejti ta vizitojë Sofjen

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...