Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Hoxha i përgjigjet Selës: Dëshironi të fitoni pikë politike nga ligji për nënshtetësi, ndërsa nuk keni ide për zgjidhje

Shkup, 4 maj – Zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha, ka dërguar akuza deri tek lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, se qëllimi i tij në zgjidhjen për nënshtetësinë nuk është fati i qytetarëve pa shtetësi por vetëm si të fitojë pikë politike.

Sipas asaj që thotë Hoxha, i gjithë propozimi i zgjidhjes së problemit është propozim i shumicës parlamentare ndërsa ASH/AAA dalin jashtë kornizave të marrëveshjes vetëm e vetëm të fitojnë pikë politike.

“Për fat të keq u vërtetua ajo që kemi thënë se opozita ASH-AAA më shumë ka qëllim të bëj politikë sesa të gjejë zgjidhje për problemin me shtetësinë.

E para, iniciativa fillestare për të zgjidhur problemin me banorët e Maqedonisë së Veriut të cilët nuk kanë shtetësi, hasi në mirëkuptim të plotë nga Lëvizja BESA dhe u kyçëm aktivisht për të gjetur zgjidhje për këtë kategori të ndjeshme të popullatës. Për hir të informimit të drejtë për të gjithë opinionin, gjithë propozimi i zgjidhjes së problemit është propozim i shumicës parlamentare (kjo mund të vërtetohet nga krahasimi i propozimit të parë të opozitës dhe tekstit të propozuar pas takimeve).
Në momentin që opozita ASH-AAA e shohin se nuk kanë ide se si të përfitojnë poena politikë, dalin jashtë kornizës për zgjidhje të problemit të shtetësisë për ata që kanë problem (pasi që me propozimet e Qeverisë ky problem zgjidhet), ASH-AAA del jashta kornizave fillestare dhe propozon ndryshime që kanë të bëjnë me fitimin e shtetësisë përmes natyralizimit (për shtetas të huaj që duan të përfitojnë shtetësi të Maqedonisë së Veriut)”, thotë Hoxha.

Prandaj, plasimi i të pa vërtetave në oponion vetëm për të mbuluar pa aftësinë për të artikuluar çështje kaq sensitive, sipas Hoxhës dëshmon për qasjen joserioze dhe mos pasjen e vizionit të opozitës ASH-AAA./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...