Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Hoxha: Jo e gjithë toka bujqësore shtetërore mund të shitet – ka kritere për këtë

Shkup, 19 maj, Zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave Arjanit Hoxha, i ftuar në “Magazina Ekonomike” në Alsat – M ka diskutuar rreth punëve në dikasterin që ai e drejton.

Ministri Hoxha ka folur rreth tokave bujqësore.

“Eshte e limituar se nga çdo klasë e tokës bujqësore se sa përqind mund të shitet. Maksimumi i një klase bujqësore mund të shitet 50% dhe tash supozojmë ka dikush që posedon tokë shtetërore e cila është 100 hektar dhe e gjitha është e klasit të parë, atij nuk do t’i mundësohet të blehet e gjitha e klasit pare, në maksimum që mund të blehët është 50%. Kjo do të thotë që gjitha klasat dhe çdo klasë e shitur nuk do ta kalojë 50% në tërësi totale të tokës bujqësore dhe kjo është pikërisht një nga elementet kyçe që është vendosur për të ruajtur aspektin e qëllimit bujqësor që duhet ta respektoi shfrytëzuesi respektivisht blerësi në të ardhmen. Andaj edhe thirrja ime ka qenë për këtë arsye, është një process transparent ku duhet t’i përfshim të gjithë”, ka përfunduar Hoxha.

Postime të ngjashme

Edhe Greqia rrezikohet nga paralajmërimet e Bajdenit nëse punon kundër Marrëveshjes së Prespës

Zekirija Haxhiu

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...