Agjencia Zhurnal.mk

Hoxha: Kemi pritur vlerësim objektiv për vizat

Prishtinë, 19 qershor – Zhurnal.mk – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas përfundimeve të publikuara nga Këshilli i Ministrave të BE-së për Kosovën ka thënë se kanë pritur një vlerësim objektiv për vizat.

“Përfundimet e Këshillit të Ministrave të BE-së për Kosovën nuk përmbushin pritjet e qytetarëve tanë, sepse, nuk jep afate kohore dhe qëndrime të qarta, ngase, bëhet fjalë për disa nga 14 pikat, të cilat janë sfida dhe kërkojnë veprim të vazhdueshëm”.

“Ne kemi pritur dhe duam vlerësim objektiv, për liberalizimin e vizave, udherrefyesi i cili tashmë eshte vlerësuar per përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizim”, ka shkruar ajo në Facebook, njofton Klan Kosova.

Tutje, Hoxha ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për ta marrë një të drejtë qytetare teksa ka kërkuar një përshpejtim të këtij procesi.
“Rëndësia e liberalizimit të vizave, nuk përbën vetëm të drejtë themelore për qytetarët tanë, por edhe ndjenjë të përkatësisë dhe orientimit tonë jetik, brenda vlerave evropiane. Ndryshe, Evropa po risjell mundësitë e shfaqjes së prapakthimit të vlerave të arritura bashkërisht, sa të padëshirueshme për ne, aq edhe kërcënuese nga drejtimet jashtë vendeve të BE-së”.

“Vendi ynë, ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim, andaj, ky shqyrtim i serishëm i liberalizimit në Këshill, nuk presim të jetë as pezullues dhe as frenues për të arriturat tona. Prandaj, kerkojme qe te pershpejtohet ky proces, sepse qytetaret toanë po vazhdojne te jene të vetmit të izoluar në Evropë”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...