Hoxha: Kritikat ndaj ligjit për shitjen e tokës bujqësore janë politike

Shkup, 24 korrik – Ministri i bujqësisë Arijanit Hoxha thonë se fillimisht do ta presë raportin e plotë nga debati i djeshëm publik për shitjen e tokës bujqësore, e më pas do t’u përgjigjet vërejtjeve të bujqve.

 

Ai vlerëson që një pjesë e kritikave lidhur me propozim- ligjin për shitjen e tokës bujqësore kanë prapavijë politike, e nuk është shqetësim serioz siç e paraqesin një pjesë e bujqve. Konkretisht, ministri për këtë e theksoi deklaratën e Jordan Trajkovit nga nisma civile “Front” i cili kërkoi që toka bujqësore të qëndrojë tek bujqit.

“Ishin thirrur edhe palë që nuk kishin lidhje me bujqësinë, si Fronti qytetar, siç e patë edhe vetë cilat ishin kërkesat dhe nevojat e bujqve, dhe cilat ishin qëndrimet e tyre politike në pjesën e Ligjit”- deklaroi Arijanit Hoxha ministër i bujqësisë.

Related posts

Dhjetëra qytetarë kolabojnë nga temperaturat e larta, mbi 100 ndërhyrje në ditë nga ndihma e shpejtë

Z H

Këshilli i Sigurimit: Maqedonia ka treguar gatishmëri për të pranuar njerëz nga Afganistani

N E

Seanca të katër komisioneve kuvendore

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More