Agjencia Zhurnal.mk

Hoxha: Lëvizja Besa është e gatshme të shkojë vet në zgjedhjet e 12 prillit

Shkup, 14 janar, zhurnal.mk – Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arijanit Hoxha në intervistë për ‘Fokus’ thotë se ata zgjedhjet i shohin si mundësi për ndryshime.

Sipas tij, Lëvizja Besa është e gatshme për zgjedhjet e ardhshme për shkak se si parti kanë edhe kuadro por edhe ide dhe vizione.

“Lëvizja Besa është e gatshme të shkojë vet në zgjedhjet e ardhshme. Kemi kuadro, ide dhe vizion për atë për atë se çfarë duam të arrijmë, por ekziston edhe opsioni i një koalicioni parazgjedhor me partitë opozitare, por edhe me intelektualë dhe profesionistë që janë ngopur me mënyrë se si BDI i përfaqëson shqiptarët”, thotë Hoxha.

Ai shton se Lëvizja Besa nuk ka partner të dëshiruar, e rëndësishme është që të pranohet programi i partisë së tij. Hoxha në intervistë thotë se në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë hapjen e temave ku shqiptarët kanë marrë të drejtat.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...