Hoxha me kryeministrin britanik në portin e Durrësit: Histori suksesi në menaxhimin e migracionit të paligjshëm

nga D. V.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi sot një vizitë, së bashku me kryeministrin britanik Keir Starmer, në Portin e Durrësit, për të parë nga afër masat konkrete e kontrollet kufitare në këtë port të rëndësishëm.

Ministri Hoxha shprehet se së bashku me Britaninë e Madhe është ndërtuar një histori suksesi, në menaxhimin e migracionit të paligjshëm.

“Fola me Kryeministrin Starmer mbi rezultatet e konferencës së fundit që u mbajt në Londër ku mora pjesë si përfaqësues i palës shqiptare. Me Anglinë kemi ndërtuar një bashkëpunim të fortë dhe efikas. Ndihma e tyre ka ndikuar në rritjen e kapaciteteve tona policore. Tashmë kemi oficerë të Policisë së Shtetit që punojnë në skuadra të përbashkëta hetimore me Policinë britanike”, thotë Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

Ministri i Brendshëm pohoi se bashkë me kryeministrin britanik ndajnë bindjen se “rezultatet mbresëlënëse kundër migracionit të paligjshëm do t’i zgjerojmë edhe në fushën e luftës kundër krimit të organizuar”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More